U vra para syve të vëllait, zbardhet detajet kush është 40-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali për larje hesapesh
Van Koxha
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar në Itali më 25 nëntor.
Shqiptari është identifikuar si Van Koxha, ndërsa ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.Mediat italiane bëjnë me dije se autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje.
Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja.
I vëllai mbeti i plagosur lehtë.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit.
Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe Koxhës.
Dy shtetas moldavë janë arrestuar mbrëmjen e së hënës, njëri për vrasjen, tjetri për sherrin ku thuhet se kanë marrë pjesë tetë persona të tjerë. Hetuesit nuk kanë dyshime për identitetin e vrasësit, i cili gjithashtu u filmua nga kamerat e sigurisë. Një person u plagos gjithashtu në frontin e rivalëve të shqiptarit.
Policia vendase e cila ka mbërritur e para në vendngjarje me disa patrulla po heton për vrasjen. Sipas një rikonstruksioni fillestar, Koxha ishte bashkuar me vëllain e tij që jeton në Veneto. 40-vjeçari ishte larguar nga Porto Sant’Elpidio pas skadimit të masës së arrestit shtëpiak të dhënë nga gjyqtari hetues i gjykatës Fermo për çështje që lidhen me trafikun e drogës.van koxha
Burimi