
U transferua nga Napoli te Lacio me parametër zero, Elseid Hysaj mund të bëhet “sheik”
E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë larg Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e klubit bardhekaltër dhe tashmë duhet të kërkojë një sistemim të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Sipas mediave italiane, për futbollistin e Kombëtares shqiptare kanë shfaqur interes klube nga Lindja e Mesme që janë gati të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e djathtë. Lacio do të ishte gati të linte Hysajn të largohet, duke marrë parasysh se ka një rrogë të lartë që kalon mbi 2 milionë euro në sezon në këtë vit të fundit të marrëveshjes mes palëve.
Njëkohësisht, për klubin italian mund të regjistrohej një përfitim ekonomik në rast shitje të futbollistit, të cilin e mori nga Napoli me parametër zero dy vite më parë.elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio
Burimi