U plagos me thikë në oborrin e shkollës, 17-vjeçari rrëfen ngjarjen: Sherri nisi për disa foto në “Snapchat”! (Video)

U plagos me thikë në oborrin e shkollës, 17-vjeçari rrëfen ngjarjen: Sherri nisi për disa foto në “Snapchat”! (Video)

Ditën e sotme vendi u trondit sërish nga një sherr me thika mes nxënësve, në një shkollë në qytetin e Fierit, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar, i identifikuar si Ydai Xhafaj.
Ky i fundit tregon rrethanat e konflikt me moshatarin e tij në gjimnazin e Cakranit. I plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollës, në një intervistë ekskluzive për Top Channel, i mituri tregon se sherri nisi pasi në rrjetet sociale u shpërndanë disa foto tijat. 
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi“, thotë 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat. Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente