U pajtuan pas videos skandaloze, Sara pendohet që i dha dorën Edit

U pajtuan pas videos skandaloze, Sara pendohet që i dha dorën Edit

Sara ka vazhduar të diskutojë rreth bisedës së bujshme mes Drilonit dhe Edit, ku protagoniste ishte vetë ajo dhe kjo bisedë e tyre bëri xhiro në rrjet.
Edi i kërkoi falje dhe si përfundim ajo i zgjati dorën duke i pranuar faljen. Megjithatë, tani Sara është shprehur e penduar për veprimin, sipas një bisede që pati me Vullnetin.
“Duke nisur nga fakti që kuptova që çdo gjë ishte një mashtrim sy më sy, edhe gabimi im më i madh ishte që ia dhashë dorën, sepse ai ma hodhi poshtë dorën direkt”, u shpreh Sara.
“Pasi u shfaq klipi unë nuk reagova ashpër, ti kështu e ashtu, mirëpo kërkova sqarim, pse? Çfarë ju kam bërë. Unë ia dhashë dorën se mos ishte ndonjë keqkuptim”, tha ajo mes të tjerash.sara kolami pendese edi
Burimi