U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë në spital gruaja në Fier

U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë në spital gruaja në Fier

Një aksident rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia njoftoi se pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, është gjetur një grua e plagosur anës rrugës. Sipas policisë, dyshohet se gruaja është aksidentuar ndërsa u transportua me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit.
Fatkeqësisht, shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen.
Këto hetime do të çojnë edhe tek drejtuesi i makinës, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.
Burimi