U diagnostikua me tumor, ish-trajneri i Anglisë prek me mesazhin e tij: Duhet të mësoheni të pranoni vdekjen

Sven-Goran Eriksson ka thënë se shpreson të mbahet mend si një “djalë pozitiv” pasi ish-trajneri i Anglisë dha një mesazh lamtumire.
Eriksson zbuloi në janar se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të pankreasit dhe se i kishte mbetur “në rastin më të mirë edhe një vit për të jetuar”.
Jeta e 76-vjeçarit është transmetuar në një dokumentar për Amazon Prime Video, duke përfshirë pesë vitet plot ngjarje në krye të Anglisë midis 2001 dhe 2006.
Trajneri suedez gjithashtu ka trajnuar Manchester Cityn dhe Leicesterin gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme që përfshinte punë ndërkombëtare në katër kontinente.
“Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë jemi të frikësuar nga dita kur vdesim, por jeta ka të bëjë gjithashtu me vdekjen. Duhet të mësosh ta pranosh ashtu siç është. Shpresojmë që në fund njerëzit të thonë, ‘po, ai ishte një njeri i mirë’. Por të gjithë nuk do ta thonë këtë. Shpresoj se do të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bëjë gjithçka që mund të bënte. Mos kini keqardhje, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, tifozë, ka qenë fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. Dhe jetojeni atë”, thotë Eriksson në momentet e fundit të dokumentarit, i cili do të publikohet më 23 gusht.
Eriksson ishte trajneri i parë i huaj që mori drejtimin e lojtarëve të Anglisë, duke i çuar ata në çerekfinalet e Kupës së Botës 2002 dhe 2006.
Ai u kritikua, megjithatë, për dështimin për të marrë më të mirën nga i ashtuquajturi “Brezi i Artë”, me Anglinë që doli gjithashtu nga Euro 2004 në fazën e tetë të fundit.
Menaxheri fitoi tituj suedez, portugez dhe italian në Gothenburg, Benfica dhe Lazio, ndërsa jeta e tij larg futbollit gjithashtu u bë shpesh për tituj gazetatash, duke përfshirë lidhjen e tij me prezantuesen televizive Ulrika Jonsson dhe sekretaren e Federatës së Futbollit (FA), Faria Alam.
Burimi