Turqia kualifikohet në çerekfinale, Demiral realizon dopietë dhe eliminon i vetëm Austrinë (Video)
Turqia është ekipi i fundit që pret biletën për në fazën çerekfinale të “EURO 2024”. Skuadra e drejtuar nga Vinçenco Montela ka mposhtur me rezultatin 1-2 Austrinë në “Red Bull Arena” të Lajpcigut.
Turqit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e parë të takimit. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, portieri austriak shmangu autogolin, por jo gjuajtën e Demiral, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 59, Turqia dyfishoi shifrat. Pas një goditje nga këndi, Demiral realizoi me kokë në portën austriake.
7 minuta më vonë, Austria ngushtoi rezultatin. Një goditje nga këndi solli golin, ku Gregoristsh bëri devijimin e fundit duke dërguar topin në rrjetë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Në çerekfinale, Turqia do të ndeshet me Holandën. Ky takim do të luhet ditën e shtunë më 6 korrik në orën 21:00.
Çiftet çerekfinaliste janë si më poshtë:
1-Gjermani-Spanjë (05.07.2024, ora 18:00)
2-Francë Portugali (05.07.2024, ora 21:00)
3-Angli-Zvicër (06.07.2024, ora 18:00)
4-Holandë- Turqi (06.07.2024, ora 21:00)austria turqia “euro 2024”
Burimi