Turqia dy rekorde në Lajpcig: Realizon golin më të shpejtë në fazën eliminatore dhe mbush stadiumin me 40 mijë tifozë

Turqia dy rekorde në Lajpcig: Realizon golin më të shpejtë në fazën eliminatore dhe mbush stadiumin me 40 mijë tifozë

Turqia është një nga skuadrat që po zhvillon paraqitje pozitive në këtë Europian. Së fundmi, turqit kanë realizuar golin më të shpejtë në Europian, sa i takon fazës me eliminim direkt.
Ishte Demiral që pas 57 sekondash lojë, ndëshkoi portën e Austrisë. Një gol i mbrojtësit, që jo vetëm ka një peshë të veçantë, por thyen kështu edhe një rekord. Në sfidën e “Red Bull Arena” ishin prezentë 40 mijë tifozë.
Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.  
Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë është pozicionuar goli i turkut Demiral, i cili shënoi pas 57 sekondave në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Austrisë. Vlen të theksohet fakti se goli i mbrojtësit turk rezulton më i shpejti në fazën me eliminim direkt. Në podium gjithashtu ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, teksa renditja vijon me Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.
Lista e plotë:  
00:23 – Nedim Bajrami (Albania vs Italy on 15 June 2024) 
00:57 – Medih Demiral (Austria vs Turkey on 02 July 2024) 
01:05 – Dmitri Kirichenko (Russia vs Greece on 20 June 2004) 
01:22 – Emil Forsberg (Sweden vs Poland on 23 June 2021) 
01:39 – Yussuf Poulsen (Denmark vs Belgium on 17 June 2021) 
01:40 – Robert Lewandoëski (Poland vs Portugal on 30 June 2016) 
01:57 – Luke Shaw (England vs Italy on 11 July 2021) 
01:58 – Robbie Brady (Republic of Ireland vs France on 26 June 2016) 
02:08 – Sergei Aleinikov (USSR vs England on 18 June 1988) 
02:14 – Alan Shearer (England vs Germany on 26 June 1996) 
02:14 – Petr Jirácek (Czech Republic vs Greece on 12 June 2012)
 turqia “euro 2024”
Burimi