Tritoli në lokalin e familjes së Bledar Birçajt në Lungomare, arrestohet autori
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vendosjen e tritolit në një bar-kafe në Lungomare, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. I ndaluari është shtetasi B.M., 37 vjeç, banor i Vlorës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Lokali ka qenë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë. Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.
Kush është Bledar Birçaj?
Birçaj u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit, rreth orës 13:00. Birçaj ishte në makinë me kushëririn dhe mikun e tij.
Kur mjeti BMW ka mbërritur në vendngjarje, menjëherë nga makina kanë dalë 2 persona, të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shoferit dhe më pas kanë nxituar të arratisen.
Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë. Autorët u larguan, ndërsa Birçaj u dërgua në spital, ku humbi dhe jetën. Në 2011 Birçaj ishte hetuar për një vrasje, por u la i lirë në atë kohë për mungesë provash. Një tjetër version për vrasjen e tij është edhe pista e prishjes se pazareve të drogës.
Burimi