Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Mes të arrestuarve edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit që u kap me 1 kg kokainë në Tiranë

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Mes të arrestuarve edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit që u kap me 1 kg kokainë në Tiranë

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve, si të përfshirë në trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët në luftën kundër trafikut të armëve.
Sipas tyre, janë lëshuar gjithsej 14 urdhër arreste, ndërsa gjashtë prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë.
Mes të arrestuarve është edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit që u kap me 1 kg kokainë në Tiranë.
Të arrestuarit:
Euxhenio Manushi 20-vjeç
Endri Papa 34-vjeç
Aurel Manreka 28 vjeç
Gersi Llozha 22 vjeç
Kleu Mucalliu 26-vjeç; dhe
Tonin Shkami 53-vjeç.
Këtyre personave u janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Mësohet se armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosove, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia.
Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.
Grupi nuk trafikonte arme vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente