Thirrje Bashës për bashkim? Berisha: T’i lëmë pas hatërmbetjet personale dhe të bëhemi bashkë!

Thirrje Bashës për bashkim? Berisha: T’i lëmë pas hatërmbetjet personale dhe të bëhemi bashkë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, bëri thirrje për një bashkim të madh mes demokratëve. 
Berisha theksoi se do të pranojë këdo, pavarësisht mendimeve apo opinioneve të kundërta që mund të ndajnë. Duke qenë se pothuajse pjesa më e madhe e demokratëve i është bashkuar grupit të tij, ekziston mundësia që mesazhi i bashkimit të jetë për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht se një bashkim i tillë duket i pamundur.
“Ftoj çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë.
Demokrate e demokratë, duhet t’u rikujtoj se motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së. Është motoja e shndërrimit të kësaj partie në një parti të vërtetë të vlerave më të çmuara të lirisë.
Miqtë e mi, ju rikujtoj ju dhe çdo shqiptari se midis të tjerash, njëri nga përkufizimet më të drejta të lirisë është se liria ime përfundon aty ky fillon liria e tjetrit.
Në këtë kontekst, ftoj çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë”, tha Berisha ndër të tjera.berisha
Burimi