“Thanas po digjem”/ Fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi, trupi i saj u gjet në tualet

“Thanas po digjem”/ Fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi, trupi i saj u gjet në tualet

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit. 65-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për tu mbrojtur, por ishte e kotë. Biznesi thuhet se u përfshirë nga flakët nga një pishë që digjej.
Nadia, e cila ishte me origjinë nga Moldavia, kishte më shumë se 20 vite që punonte në fabrikën Patima Chalandriu.
Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.
“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjemi, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar… “, tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.
Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi, i cili është shkrumbuar krejtësisht. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e saj është shembur nga tavani.Gjatë gjithë natës djali i pronarit me zjarrfikësit dhe disa punonjës ishin në kërkim të gruas fatkeqe, e cila u gjet e bllokuar në tualetin e punishtes. Ditën kur humbi jetë, 65-vjeçarja do të niste pushimet.
“Më telefonoi dhe më tha se “është në zjarr”. Unë i thashë asaj ‘çfarë po bën atje’ dhe më pas linja u shua.’- tha pronari i fabrikës.
Që në atë moment linja u shkëput dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur derisa u gjet në banjo e shkrumbuar nga flakët.
Burimi