Terror në Turqi/ I riu i veshur me antiplumb godet me thikë 5 persona brenda xhamisë, filmon live aktin (Video)
I riu qëlloi me thikë 7 persona gjatë një sulmi para xhamisë në Eskisehir të Turqisë.
Një sulm me thikë ka terrozituar qytetarët në Eskisehir të Turqisë, ku një i ri me fytyrë të mbuluar dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën pesë persona ditën e djeshme.
Mësohet se njëri prej të cilëve u plagos ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ndodhi në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.
Agresori ishte rreth 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin drejtpërdrejt përmes rrjetit social “X” përpara se të kapej dhe arrestohej nga policia.
???? BREAKING! NAZI ARMED WITH KNIFE ATTACKS MUSLIMS INSIDE MOSQUE GARDEN IN #TÜRKIYE A Nazi man named Arda K attacked a group of Muslims in the garden of a Tepebaşı Mosque in Eskişehir and injured 7 people, one of whom was seriously injured.The terrorist was wearing an assault… pic.twitter.com/HoHglx4JDi
— DOAM (@doamuslims) August 12, 2024
Disa media turke raportojnë se numri të plagosurve ka shkuar në shtatë, ndërsa një person ka mbetur i vdekur si pasojë e sulmit.
“Sulmuesi ishte i veshur si një personazh video-loje, kishte një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë”, raportoi “Eskişehir Durum”.
Pamjet e filmuara nga vetë ai e tregojnë të riun duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij. Mediat turke raportuan gjithashtu se ai mbante një “diell të zi”, një simbol nazist.
Sulmuesi nuk mori përgjegjësinë për aktin, shkruan gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “nën ndikimin psikologjik të lojërave video luftarake”. Ende nuk dihen shkaqet e sulmit.
???????? #Turkey: An 18 year-old boy in Eskişehir carried out a stabbing attack outside of a mosque today, wounding at least seven people in a park. The boy was wearing a helmet, goggles and a tactical vest bearing the Nazi “Sonnenrad” symbol. The exact motives of the attack are… pic.twitter.com/1eBDbSrHBe
— POPULAR FRONT (@PopularFront_) August 12, 2024
Burimi