Tentoi vetëvrasjen para dyerve të SPAK, kush është i moshuari që ka kallëzuar ministra e deputetë për grabitjen e pronave në Lezhë (Video)

Tentoi vetëvrasjen para dyerve të SPAK, kush është i moshuari që ka kallëzuar ministra e deputetë për grabitjen e pronave në Lezhë (Video)

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë para dyerve të SPAK, ku një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Mësohet se ai është Pal Trashaj nga Lezha. Ai pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.
60-vjeçari ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, por që i është refuzuar. Më pas ai ka pirë helm dhe fatmirësisht është dërguar në kohë në spital.
“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
 

 
 

 
Burimi