Tentoi të kalonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër
👁469
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 2 emigrantë nga Pakistani.
43-vjeçari po i çonte nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Polcicia sekuestroi automjetin, 3 celularë dhe një shumë parash.
Burimi