Tensiona në Bologna pas ndeshjes së Champions League, ultrasit rrahin me rripa dhe shufra tifozët francezë (Video)
Atmosfera në Bologna ka qenë e tensionuar prej disa ditësh dhe përplasjet mes dy tifozërive nuk kanë munguar. Gjatë natës mes të martës, 26 dhe të mërkurës, 27 nëntor, një sulm i organizuar nga ultrasit e Bologna u krye ndaj një grupi tifozësh francezë të Lile, duke përdorur shufra dhe rripa. Si pasojë, tre tifozë të Lille përfunduan në spital me lëndime.
Ndërkohë ndeshja me Bologna -Lille përfundoi me fitoren e miqve 1 me 2.
Përplasja e dhunshme dhe rrethanat e paqarta
Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi përplasjen e dhunshme që shpërtheu vonë mbrëmjen e së martës në rrugët e Bolonjës. Në konflikt morën pjesë mbi njëqind tifozë: rreth 80 ishin nga curva kuqeblu, ndërsa afro 30 ishin tifozë të Lille që ndodheshin brenda një lokali. Sipas rindërtimeve të para të policisë dhe pamjeve filmike, duket se ishte një sulm i mirëorganizuar nga ultrasit e Bologna, të cilët kapën në befasi tifozët francezë. Sulmi ndodhi në një lagje universitare të frekuentuar mbrëmjeve, duke shkaktuar panik dhe frikë te kalimtarët. Pas incidentit, sulmuesit u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre tifozë të Lille të lënduar, të cilët u transportuan në spital për trajtim mjekësor.
Tensione pranë hotelit të Lille dhe rritja e alarmit
Pas ndërhyrjes së policisë, e cila ishte e pajisur me mjete antitrazira, situata u qetësua përkohësisht. Megjithatë, rreth orës 3 të mëngjesit, pranë hotelit ku po qëndronte skuadra franceze, u dha një alarm tjetër nga personeli i sigurisë. Një grup i dyshuar personash kishte kaluar gardhet përreth hotelit. Pasi u diktuan nga forcat e rendit, ata u larguan duke hedhur kapsolla dhe tymuese, duke shkaktuar kaos. Dyshohet se një grup tjetër ultrasish të Bolognas kishte si objektiv të prishte qetësinë e skuadrës kundërshtare.
Përshkallëzimi i dhunës dhe historia e mëparshmeIncidentet kanë rritur ndjeshëm nivelin e alarmit në qytet në prag të ndeshjes së orës 21:00, sidomos pasi këto përplasje vijnë vetëm pak ditë pas episodeve të tjera të dhunshme nga tifozët e Bologna. Në një tjetër ndeshje të Champions League kundër Monacos, disa tifozë të Bolognas sulmuan dhe rrahën disa tifozë të skuadrës franceze.
Mardi 26 novembre 2024Ligue des champions : Bologne vs LilleLes supporters de Lille attaqué par les ultras de Bologne. pic.twitter.com/s624y31Sjo
— info Ultras / Hooligans de France ???????? (@UltrasHoolsFR) November 27, 2024
Burimi