Temperatura deri në 38 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit për sot
👁4084
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Tirana, Elbasani dhe Berati janë 3 qytetet me temperaturat më të larta.
Burimi