Telasheve në fushë i shtohen edhe ato jashtë fushës, emergjencë në avionin e Bajernit, ndërhyjnë ambulancat dhe mjeku i skuadrës
Bajerni i Mynihut ka kaluar një natë të tmerrshme në Angli, pasi është mundur me shifrat 3-0 nga Mançester Siti dhe skuadra që shihej mes favoritëve për të fituar Ligën e Kampioneve, tani rrezikon t’i japë lamtumirën turneut në çerekfinale. Telasheve në fushë, i shtohen edhe ato jashtë, pasi edhe udhëtimi i kthimit në Gjermani sot ka vijuar me probleme.
Skuadra bëhej gati në drekë të udhëtonte nga Mançesteri në Mynih kur në kabinën e fluturimit është ngritur alarmi. Një pasagjer i pranishëm në avion kishte pësuar një situatë të rënduar shëndetësore dhe u desh që në atë moment të ndërhynte mjeku i ekipit bavarez, specialisti i zemrës Prof. Dr. Roland Shmid. Ai qendroi përkrah këtij personi derisa në pistë, pranë avionit, erdhën disa ambulanca me personel dhe me aparatura të specializuara për të zgjidhur këtë situatë.
Personi në fjalë u transportua jashtë avionit dhe u shoqërua në spital. Por kjo solli një vonesë prej më shumë se një ore në fluturimin e Bajernit, i cili kësisoj u detyrua që të qendronte përsëri në pritje në avion. Kështu i kishte ndodhur edhe në raundin e kaluar pas ndeshjes ndaj PSG-së, kur një problem në trafikun ajror e la ekipin në pistën e aeroportit të Parisit.bajerni i mynihut skuadra gjermane
Burimi