“Të provojmë se jemi më të mirët”, trajneri i Çekisë paralajmëron Shqipërinë: Luajmë për hakmarrje

“Të provojmë se jemi më të mirët”, trajneri i Çekisë paralajmëron Shqipërinë: Luajmë për hakmarrje

Çekia pret Shqipërinë në Pragë të premten në mbrëmje, në kuadër të Ligës së Kombeve. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, në konferencën për shtyp u shpreh se është koha që skuadra e tij të tregojë vlerat ndaj kuqezinjve, kundërshtar ndaj të cilit ka pësuar disfatë në kualifikueset e Europianit me shifrat 3-0.
“Do të jetë një motiv për të gjithë. Dëshirojmë të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Edhe pse Shqipëria e tregoi forcën e saj në ndeshjen e shtëpisë, ku luajtën shkëlqyeshëm. Është detyra jonë ta kthejmë dhe të synojmë hakmarrjen”.
Mendimin e tij e dha edhe lojtari çek, Suçek.
“Ata janë një ekip shumë i fortë për sa i përket kundërsulmeve dhe janë të mirë në lojën një-me-një, kjo është një gjë e njohur. Ai ka shënuar shumë gola të bukur në dy-tre vitet e fundit, kanë edhe cilësi të shkëlqyera kur gjuajnë nga distanca. Është një ekip shumë luftarak, këtë e kemi parë të gjithë”.ivan hasek trajneri i çekisë liga e kombeve
Burimi