Tabaku përplaset me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura!
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në dëgjesën me kryetarin e KLSH, kritikoi ashpër tentativën e kryetarit të komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduard Shalsi për të sulmuar institucionin e KLSH dhe pavarësinë e tij.
Gjatë fjalë së saj, Tabaku solli në vëmendje dhe një herë standardin e dyfishtë që përdorej për z. Shehu drejtues të KLSh dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve të pavarura që ndonëse kanë sjellje arrogante sërishmi janë të falur nga mazhoranca dhe respektohen nga pala tjetër.
Deputetja e PD, Tabaku, u shpreh se sulmi ndaj institucionit të KLSH bëhet për të mbuluar abuzimet që zbulohen nga ky institucion. Ajo ngriti më tej, shqetësime nga rindërtimi tek abuzimi me fondet e tërmetit dhe gjithashtu edhe shifra të tjera duke i kërkuar drejtuesit të SPAK numrin e çështjeve dërguara në SPAK dhe prokuroritë e tjera.
“I nderuar, drejtues I KLSH të kishte qenë në zgjedhjen time nuk do isha future në lidhje me çështjen që ju u morrët për raportin e AKU dhe problemit që ka ndodhur në vitin 2021 por mbasi kjo ndodhi, u informova për auditimin tematik të ushtruar nga KLSH. Kam mbetur pa fjalë që ky raport bashkë me 160 raporte të tjera ka ardhur në Komision të Ekonomisë dhe ne të gjithë këtu sillemi sikur skemi dijeni për këtë gjë? Ky raport shkruan qartësisht që në datën 27 korrik në orën 13.58 ka marrë AKU njoftim për një rrezik shumë të lartë dhe pas një muaji ka bërë infrmimin?
Këtë raport e të marrin masa për këtë raport. Jam ndjerë shumë keq kur kam parë sulme ndaj KLSH dhe sna takon që të bëjmë këtë gjë. Kam shumë shqetësime në lidhje me KLSH por nuk më jep të drejtën as të sulmoj dhe as të vë në pikëpyetje integritetin vetëm sepse japin mendime kundër qeverisë. Ne duhet përtej politikës ti mbrojmë këto institucione të pavarura”, tha Tabaku.
tabaku shalsi ekonomia klsh institucione te pavarura
Burimi