Superkupa e Italisë/ Milani “ringjallet” me Konseisaon, kuqezinjtë mposhtin Juven dhe kualifikohen në finale, ‘Djalli’ sfidon Interin
Serxho Konseisao e nis me këmbën e mbarë aventurën si trajneri i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 1-2 Juevntusin dhe janë kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë.
45 minutat e para u mbyllën me fitoren e bardhezinjve me rezultatin 1-0. Ishte Jilldiz që i dha avantazhit skuadrës së Tiago Motës në minutën e 21.
Përgjegjës për golin e pësuar nga Milani ishte edhe Teo Hernandez, i cili humbi sulmuesin turk për shkak se ishte pozicionuar keq në mbrojtje.
Francezi i Milanit ishte protagonist për keq edhe në minutën e 55, kur humbi një rast të pastër një metër larg portës.
Milani arriti të barazonte shifrat në minutën e 71 falë një penalltie të fituar dhe të transformuar në gol nga Kristian Pulisiç.
Në minutën e 76 erdhi edhe përmbysja për ekipin e Konseisaos falë një autogoli të Gatit. Në finalen e madhe që do të luhet të hënën më 6 janar në Riad, Milani do të ndeshet me Interin.milan juventus superkupa e italisë
Burimi