Sulmuesi shqiptar mposht yjet e Bajernit, ekipi bavarez krenohet me sulmuesin shqiptar (Foto)
Bajerni i Mynihut po i jep dorën e fundit përgatitjeve para ndeshjes së kampionatit gjerman, përballë Lajpcigut. Ditën e sotme, ashtu si në çdo seancë stërvitore, lojtarët kanë zhvilluar ndeshje kundër njëri-tjetrit.
Pjesë e ndeshjes së sotme ka qenë dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç. Futbollisti prizrenali ishte në skuadër me portierin Peretz, Guerreiro, Gorecka dhe Herri Kejn.
Pikërisht ishte ky ekipi që fitoi ditën e sotme në seancën stërvitore. Bajerni i Mynihut krenohet me shqiptarin dhe pjesën tjetër të 5-shes fituese me një postim në Instagram, ku shkruan: Skuadra e sotme fituese.
Kujtojmë që supersfida Bajern-Lajpcig e vlefshme për javën e 15 të Bundesligës, do të zhvillohet këtë të premte. Sfida që do të luhet në stadiumin “Allianz Arena”, nis në orën 20:30.
arijon ibrahimoviç sulmuesi shqiptar bajerni i mynihut
Burimi