
Sulm brutal ndaj taksistit shqiptar në Itali, afrikani e godet me çekiç për të shmangur pagesën e faturës (Video)
👁836
Një taksist shqiptar është sulmuar brutalisht në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lodit, ku shqiptari është sulmuar me çekiç nga një afrikan.
Sipas mediave italiane, për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.
Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.