Strakosha në shitje, klubi anglez i vendos çmimin portierit kuqezi

Strakosha në shitje, klubi anglez i vendos çmimin portierit kuqezi

Thomas Strakosha do të largohet gjatë kësaj vere nga Brentfordi, pas dy sezonesh që e kanë lënë praktikisht në vendnumëro në karrierën e tij portierin e Kombëtares shqiptare. Ai thuajse nuk është aktivizuar me klubin anglez, duke bërë që këto dy sezone t’i kalojë si spektator, edhe pse shkonte në Angli me dëshirën për të treguar veten në elitën e futbollit të këtij vendi.
Tanimë, portieri po kërkon një sistemim të ri dhe emri i tij ka qarkulluar si në klube greke, ashtu edhe italiane. Interesi për të nuk mungon, sidomos pas paraqitjes së mirë në Euro 2024.
Kjo ka shtyrë Brentford që të vendosë një çmim për kartonin e portierit shqiptar, pasi kërkon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, edhe pse mori lojtarin me parametër zero kur ai kaloi në Angli pasi mbylli kontratën me Lacion.
Sipas mediave italiane, Brentfordi ka caktuar shifrën e 4 milionë eurove për të lënë të lirë Strakoshën i cili ka edhe një vit kontratë me klubin anglez.thomas strakosha
Burimi