Spanja “zhytet kokë e këmbë” në studime për sfidën gjysmëfinale, Unai Simon vëzhgon me kujdes penalltitë e Francës
👁1453
Unai Simon është padiskutim një nga pikat e forta të Spanjës në këtë Europian.
Në prag të ndeshjes kundër Francës, portieri i Spanjës është “zhytur” me kokë në studime! Sipas mediave spanjolle, prej ditësh, trajneri i “La Roja”-s ka nisur të studiojë të gjithë lojtarët e Francës që mund të jenë dhe gjuajtësit e penalltive.
Me shumë gjasa edhe te Spanja kanë nisur të mendojnë se kundër Francës mund të mos mjaftojnë vetëm 90 minutat apo 120 minutat, por takimi mund të vendoset nga lotaria e penalltive. Për këtë arsye, te Spanja nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe Unai Simon ka qenë i pari që ka nisur studimin e gjuajtësve të Francës.unai simon portieri i spanjës ndeshja me francën
Burimi