Spanja mbetet “macja e zezë” e Gjermanisë, ‘Furia e Kuqe’ nxjerr jashtë Europianit të zotët e shtëpisë dhe kualifikohet në gjysmëfinale (Video)

Spanja mbetet “macja e zezë” e Gjermanisë, ‘Furia e Kuqe’ nxjerr jashtë Europianit të zotët e shtëpisë dhe kualifikohet në gjysmëfinale (Video)

Spnaja është gjysmëfinalistja e parë e “EURO 2024”

Spanja mbetet “macja e zezë” e Gjermanisë. “Pancerat” nuk triumfojnë prej 36-vitesh ndaj “Furisë së Kuqe” dhe një gjë të tillë nuk e kanë bërë as sot, duke i thënë lamtumirë Europianit, ndërkohë Spanja është gjysmëfinalistja e parë e “EURO 2024”.
Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente zhbllokoi takimin në minutën e 52. Jamal nga e djathta gjeti hapësirën për pasimin tek Olmo, i cili gjuajti dhe mposhti portierin Nojer.

Kur mendohej se Spanja do të kualifikohej në gjysmëfianle, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e fundit. Fantastik Uirtz, i cili mposhti portierin Simon 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Kur të gjithë prisnin “ruletën” e penalltive, Spanja gjeti golin e kualifikimit. Një harkim nga e majta gjeti Merinon, i cili me kokë dërgoi toipin në rrjetë.

Në minutën e 8, Pedri pësoi dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy.
Në minutën e 15, Jamal tentoi nga goditja e dënimit, por topi shkoi jashtë edhe pse kaloi murin.

Në minutën e 21, Kimish nga e djathta harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ku Haverc gjuajti me kokë, por shumë në qendër, duke dërguar topin në duart e portierit Simon.

6 minuta më vonë, Spanja fitoi një tjetër goditje dënimi. Uilliams gjuajti, por spanjollët nuk e shfrytëzuan siç duhet.

Në minutën e 33, Kimish futi nje top në zonë,, por Simon priti topin e gjuajtur nga gjermani.

2 minuta më vonë, Haverc pati një tjetër rast për të kaluar Gjermaninë në avantazh, por u ndal sërish nga portieri Simon.
Në minutën e 36, Uilliams dha një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa u ndal nga Nojer në shtyllën e parë.
Në gjysmëfinale, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit Francë-Portugali. Kjo ndeshje do të luhet në orën 21:00 në “Volksparkstadion”.gjermania spanja \
Burimi