SPAK të hetojë 137 bilancet e falimentet fiktive të bizneseve mafioze, që ka hartuar mbesa e Sali Berishës, ‘ustallesha’ Shpresa Breçani

SPAK të hetojë 137 bilancet e falimentet fiktive të bizneseve mafioze, që ka hartuar mbesa e Sali Berishës, ‘ustallesha’ Shpresa Breçani

Shpresa Breçani /

Nuk është rastësi që Shpresa Breçani, gjatë pushtetit të dajës kryeministër, merrej me transfertat, fshehjen, pastrimin e parave të krimit e korrupsionit dhe hapje- mbylljen e bizneseve të kompanive të grupeve mafioze, që merrnin licenca, leje ndërtimi, fonde, pasuri e koncesione nga qeveria 2009-2013, mes tyre të Gërdecit, Rezart Taçit, Damir Fazlliçit, Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita” etj. …

Në rrjetin e aferave korruptive, fshehjes së miliardave me transaksione, transferta, bilance false e pastrim të parave, nga familja non- grata “Berisha” dhe bizneset me pronarë eksponentë e grupe mafioze shqiptare dhe të huaj, që kanë vepruar në Shqipëri gjatë pushtetit të Sali Berishës është edhe mbesa e tij Shpresa Breçani, eksperte kontabël.
Sipas të dhënave zyrtare të QKB-së e tatimeve, rezulton se ekspertja kontabël Shpresa Breçani, ka hartuar dhe 137 bilance, falimente e likujdime fiktive, të kompanive mafioze shqiptare e të huaja që kanë kryer aktivitete biznesi  gjatë pushtetit të Sali Berishës e Edi Ramës.
Nëse SPAK, ka vullnetin të zbulojë disa nga transfertat, fshehjet dhe pastrimin e parave të krimit e korrupsionit; le të hetojë këto bilance, akt-ekspertime e administrime të kompanive gjoja të falimentuara, që ka kryer mbesa eksperte e Sali Berishës.
Madje,  jo vetëm gjatë 8 viteve të pushtetit të dajës kryeministër, por dhe gjatë afro 12 viteve të pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ekspertja kontabël Shpresa Breçani, ka qenë dhe është “ustallesha” e bilanceve fiktive që fshehin evazionin fiskal, qarkullimin e parave të pista dhe pasurive me burime financiar të ardhurat nga droga, korrupsioni e aktivitetet kriminale.
Me këtë rol të saj, lidhet fakti që gjithë pronarët e bizneseve mafioze, marrin si eksperte dhe kërkojnë mbesën e Sali Berishës, madje nëpërmjet pazareve me shefat e QKB-së, Tatimeve dhe gjyqtarët, kërkojnë Shpresa Breçanin si eksperte e administratore falimentimesh të kompanive.
Janë kompanitë që kanë vjedhur fondet publike, që janë kapur me trafiqe, skema mashtrimi me të ardhurat tatimore, rimbursimin e TVSH-së, kontrabandë, fshehje të ardhurash e fitimesh, shtim fiktiv shpenzimesh, transferta ilegale dhe pastrim të parave të krimit e korrupsionit.
P.sh., më 28 shkurt 2024, mbesa e Sali Berishës, u caktua nga gjyqtari i Tiranës Niko Rapi, për të mbyllur “gropën e zezë” financiare të televizionit “ALSAT” të Rezart Taçi të ARMO-s, që është pjesë e bizneseve të tij.
Ajo ka qenë shefe e bilanceve të kompanisë së klientit të Edi Ramës, Rrok Gjoka, që po ndërton Rrugën e Arbrit dhe Rrugën Kardhiq- Delvinë ku nëpërmjet preventivëve false janë fshehur afro 200 milionë Euro shtesë që i ka dhënë qeveria.
Ka qenë shefe bilancesh te Rruga e Kombit, Gërdeci, ARMO, kompanisë “Belle Air”, firmave fantazma “Rudnap”, “Blancers Petrolium”, “Rompetrol”, e “Petrol Slovenia Tirana” të Damir Fazlliç, Jamarbër e Argita Malltezit.
Por dhe e bizneseve lojëra fati e call-center, të mafiozit Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita” e mafiozit të tokave të Vlorës, Artur Shehu, ortaku dhe miku i Engjëll Agaçit.
Ka ekspertuar dhe hartuar, bilancet e shumë kompanive të tjera me aktivitet financiar kriminal, të cilat kanë fshehur e pastruar miliona Euro, por mbesa e Sali Berishës, i ka nxjerrë të pastra e të rregullta për tatimet, madje dhe me nga 2-3 punëtorë të siguruar e me gjoja humbje.
Emri i ekspertes Shpresa Breçani, ka dalë në pastrimin e parave me shit-blerje tokash, që Jamarbër e Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha e Damir Fazlliç, kanë bërë në Porto Romano, Tiranë, Durrës e Vlorë.
Madje dhe vetë ajo, ka 1.6 hektarë tokë pronë te zona e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, blerë me shpronësim nga qeveria “Rama”, si dhe miliona Euro të fshehura në emrin e bashkëshortit Feriz Breçani e të birit Endrit Breçani.
Ajo zotëron 47 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Kavajë Gjirin e Lalzit, Shëngjin, Vlorë, Himarë, Sarandë, Korçë, si toka, troje, apartamente, makina luksoze, vila, bar-kafe restorante, vreshta ullishte një ndër to objekt te “Rezidenca Primavera” në Gjirin e Lalzit, përshtatur si hotel, bar-kafe e restorant.
Ndërsa në emrin e djalit, Endrit Breçani, ka regjistruar 5 bizneset “Kafe Divendo” e “Kafe Flora” në qendër të Tiranës, si dhe bizneset “More than Papers-Max Store”, “E&F Construction” e “Hidroizolime Eda”, të gjitha pa bilance në tatime. Kaq për sot!/Pamfletishpresa breçani
Burimi