SPAK rëndon akuzat ndaj Jorgo Goros, kërkesë GJKKO për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë
👁2821
SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.
Sipas gazetares Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.
Nga prokuroria e Vlorës është konstatuar se aty është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, ishte falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK.
Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat.
Burimi