“SPAK po e heton Berishën politikisht”, Hazizaj: Do vendoset precedenti nëse do të kemi apo jo hetime për kryeministrat e ardhshëm

“SPAK po e heton Berishën politikisht”, Hazizaj: Do vendoset precedenti nëse do të kemi apo jo hetime për kryeministrat e ardhshëm

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, ka folur për akuzat ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Duke analizuar dosjen e SPAK, Hazizaj u shpreh se, ky institucion duket se ka marr përsipër që të zgjidhë politikisht, një problem që e zgjidh vetëm vota.
‘Nëse kjo strukturë ndonëse brenda përmban terma të karakterit thellësisht jo kushtetues, ka vendosur që politikisht të ndërmjetësojë heqjen e lirisë vetjake të çdo shtetasi shqiptar, të lidhur me pronën, të lidhur me lirinë e kontratës, të çdo shqiptari që kërkon të kandidojë në proceset e zgjedhjeve të atij qendror dhe vendor.
Shihni sjellje ndaj kryetarëve të bashkive, me aq sa kam lexuar dhe jam njohur si avokat, jo të gjithë ata kanë kryer vepra penale. Por mënyra se si analizohen në mënyrë të panalizueshme letrat para një subjekti, i cili për shkak të vullnetit të kësaj prokurorie, merr cilësinë e të pandehurit, quhet vepër penale, atëherë çfarë ke bërë në mënyrë inirekte? Ke rrëzuar një fakt.
Sot nuk diskutohet a është apo jo i pandehur Sali Berisha. Problemi është; a do jenë me të pandehur kryetarët apo kryeministrat e ardhshëm.
Për shkak të kësaj logjike, i bie që çdo kryeministër që ka qenë dhe që do të vijë do të jetë në cilësinë e të pandehurit, për shkak të veprimit të tij kushtetues, në administrimin e të ardhurave publike”, tha ai në Syri TV.
 
 
Burimi