SPAK fut në skaner fondacionin e Liri Berishës, Argita Malltezi: Nuk kemi pastruar para, i kemi dhënë për zekat!

SPAK fut në skaner fondacionin e Liri Berishës, Argita Malltezi: Nuk kemi pastruar para, i kemi dhënë për zekat!

Vajza e Sali Berishës ka ridalë në skenë pas marrjes të pandehur të burrit dhe babait të saj. Sipas saj, kemi një falsifikim total me 500 faqe. Ajo u shpreh se është qartësisht e dukshme se montimi i dosjes dhe formulimi i akuzës është bërë në mënyrë të trashë dhe në mënyrë krejtësisht jo ligjorë.
Malltezi u ndal dhe te hetimi financiar që po bën SPAK, teksa e ka shtrirë kotrollin deri te fondacioni i Liri Berishës. SPAK ka zbuluar se kompania “Homeplan” dhe vetë familja Berisha kanë dhënë shumë para për këtë fondacion. Por zonja shprehet se ata janë besimtarë myslimanë dhe kanë dhënë zekatin e përvitshëm, duke qenë se fondacioni merret me fëmijët autikë.
“Data më e hershme nga këto që citojnë, data më e hershme është 2014. Kanë përmendur trajtime shëndetësore. Kemi paguar shpenzime financiare kur mamaja ime është trajtuar për shëndetin dhe nuk kam shkuar në bankë të marr paratë. Përfitim tjetër që ka të bëjë me fondacionin… nga fitimi vjetor i bizneseve, pasi paguhen të gjitha taksat, ne paguajmë 2.5 përqind vazhdimisht zekatin pjesën që na takon sipas besimit tonë, dhe këtë e kemi paguar një pjesë për fondacionin dhe ka kaluar me bankë edhe kjo. Kur e bën njëra dorë nuk e tregon tjetra, po a ka llogjikë të sëmurë, kur ne heqim nga paratë tona, i japim në një fondacion, ku ime më nuk merr asnjë rrogë, nuk ka marrë kurrë asnjë shpërblim për punën që kryern aty. Fondacioni nuk është privat i Liri Berishës, ajo është sot drejtuese në Fondacion, por fondacioni do vijojë, nesër do mbetet, do ketë drejtues të tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kompania “Homeplan” për fonacionin”, u shpreh Argita Malltezi.
Burimi