
Sot përballja Manchester City- Everton, Armando Broja e nis nga stoli
👁1393
Këtë të enjte në orën 13:30 nis raundi i 18-të i Premier League në Angli. Në “Etihad” luhet Manchester City – Everton dhe Armando Broja e nis ndeshjen nga stoli. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajneri Sean Dyche te Everton.
Edhe pse ka marrë minuta në ndeshjet e fundit, 23-vjeçari duket se do futet në fushë vetëm në pjesën e dytë. Sulmi i Everton do përbëhet nga Harrison dhe Ndiaye në mbështetje të Calvert-Lewin.
Kujtojmë se Manchester City është në krizë dhe në 12 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, duke mbajtur vendin e shtatë me 27 pikë. Nga ana tjetër Everton ka dy ndeshje pa fitore dhe me 16 pikë pozicionohet në vendin e 15-të.
Burimi