Socialistët mbrojnë me pathos “çmendurinë” për mandatin e Xhaçkës, Felaj: Kushtetuesja nuk mund të na diktojë votën
Socialistët vijojnë t’i japin vetes kompetenca të dalin mbi Gjykatën Kushtetuese. Ndonëse shkelën hapur ligjin, tani po tentojnë të na mbushin mendjen se ata janë në të drejtë të tyre dhe gjykata e ka gabim. Këtë duket se ka bërë sot dhe Ermonela Felaj, e cila ka mbrojtur vendimin për të mos dërguar në Kushtetuese mandatin e koleges së tyre.
Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, Felaj tha se Gjykata kushtetuese tentoi që t’i japë të njëjtën fuqi edhe pakicës.
“Ka çaluar diçka që nuk jemi kuptuar drejt për çështjen Xhaçka. Dy qëndrimet e fundit të shprehur me votë në Kuvend i referohen një diskutimi që ne kemi mbajtur në këshillin e legjislacionit dhe diskutimi ka qenë tërësisht profesional dhe i lidhur me kushtetutën. Është çështje kushtetuese edhe duhet të kuptonin drejt se çfarë kanë dashur të thonë edhe gjyqtarët për çështjen Xhaçka. Pakica që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është 1/5, ndërkohë pakica 1/10 që është më e vogël se 1/5 nuk ka të njëjtën fuqi kushtetuese siç kushtetua ia ka njohur kësaj pakice. Ne thirrëm edhe ekspertin e njohur të së drejtës kushtetuese kreshnik loloçin. Opozita e legjitimoi pyetjen e këtij eksperti dhe një nga konstatimet e ekspertit ishte që Gjykata Kushtetuese ka një lloj tejkalimi se pse Gjykata Kushtetuese ka tentuar t’i japë të njëjtën fuqi të vënies në lëvizje të saj edhe pakicës 1/10 duke e barazuar atë më 1/5? Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë normë, por interpreton normat e organit ligjvënës dhe ky ka qenë debati kushtetues e juridik që kemi zhvilluar në Këshillin e Legjislacionit dhe sallën e votimit. Ne na intereson që ta zgjidhim deri në fund këtë debat dhe ne kuptuam që ka një qëndrim aty brenda për të barazuar këto pakica”, tha ajo.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka fuqi interpretimi, por jo të bëjë ligj dhe në këto kushte sipas Felajt, vendimi më i drejtë është që merret mendimi i Komisionit të Venecias.
“Gjykata Kushtetuese i është dhënë fuqia e të interpretuarit, por jo të bëjë ligj dhe rruga më e drejtë është të marrim vendimin më të drejtë në fushë. Edhe vetë Gjykatat Kushtetuese i drejtohen Komisionit të Venecias për të marrë një mendim. Në çështjet e konflikti të interesit kuvendi jo automatikisht shkon në Gjykata Kushtetuese, sepse Kuvendi ka të drejtë ta shqyrtojë në pamje të parë dhe ne e kemi kryer këtë gjë. Në momentin që është ballafaquar në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrim tjetër. Është shumë e nevojshme të kemi një qëndrim të Komisionit të Venecias”, tha ajo.
Burimi