Skandali tek Onkologjiku, “mjekja e fotove” shfaqet sërish: Kur u pezullova, më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni
Nuk ndalen perlat e mjekes së pezulluar të Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere. E kemi fjalën për mjeken që kishte hallin e fotove në portale dhe jo të atyre pacientëve që ishin zhvatur. Ajo ishte sot e ftuar në Top Story në Top Channel, ku ka shtangur me deklaratat e saj.
Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në publik?
Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.
Grida Duma: Ndihesh mjeke?
Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.
Burimi