Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koçiu njofton masat e reja: Mjekët ndalohen të ndjekin të njëjtin pacient në shtet dhe privat!
Ajo tha se ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në mbledhjen e zhvilluar sot me shefat e QSUT ka bërë me dije se do të ketë disa ndryshime të reja, disa prej të cilave do të hyjnë në fuqi menjëherë, në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private.
Ajo tha se ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.
“E para falënderoj prokurorët dhe besoj se shpreh në emër të qytetarëve, e dyta shpreh keqardhjen bluzave të bardhave të përkushtuar e të devotshëm.
E kam ndjerë deri në palcë mërzinë dhe plagosjen e rëndë morale për atë neveri.
Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është ai. Ka mjekë te Onkologjiku që punojnë me përkushtim dhe nuk e meritojnë njollën që iu vu nga kolegët.
Ne duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos patur më hapësirë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar për ndërhyrje të shpejta në ligjin për urdhrin e mjekut në vend… mjekët që punojnë apo hapin qendra private duhet të marrin konfirmim, do të ndalohet që mjekët të ndjekin të njëjtin pacient tek klinika private.”- tha ministrja.
Burimi