Skandali te Onkologjiku, pezullohen nga detyra mjekët e akuzuar

Skandali te Onkologjiku, pezullohen nga detyra mjekët e akuzuar

Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mjekët e akuzuar për skandalin te Onkologjiku…

Pas masave të Gjykatës së Tiranës, Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mjekët e akuzuar për skandalin te Onkologjiku të cilët përfitonin në kurriz të pacientëve të sëmurë me kancer. 
Ata janë Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Emiljano Lela (kordinatori) dhe Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masat ndaj 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut të përfshirë në skemën abuzive në QSUT. Ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre’. Bëhet fjalë për Edmond Gashi-Mjek në Spitalit Onkologjik ne QSUNT-arrest shtepie; Emiljano Lela-Koordinator–detyrim paraqitje; Alketa Ymeri-Mjeke-detyrim paraqitje; Brikena Qirjazi -Zv/Drejtoreshe ne QSUNT-e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik-detyrim paraqitje; Halil Gashi –arrest shtëpie dhe Florian Marku- arrest shtëpie.
Masa për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi është jashtë shtetit. Prokuroria e Tiranës po heton skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.skandali te onkologjiku pezullim detyre mjeket e akuzuar
Burimi