Skandali te Onkologjiku, mjeku Erjon Dasho: Këmbanë alarmi, fenomen që vazhdon prej 30 vitesh
Mjeku Erion Dasho ka komentuar skandalin e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut në QSUT.
Ai tha se ky fenomen nuk është i ri për sistemin shëndetësor shqiptar teksa kujton fillimet e studimeve të tij në vitet 90 ku mjekët dërgonin pacientët nëpër klinikat e tyre private.
Doktori tha për “Report Tv” se këtij fenomeni i janë shtuar disa elementë artificialë për të nxitur protesta dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga skandale më të mëdha.
Dasho thekson se nuk i beson të gjitha elementet e publikuar si në rastin e akuzave për marrjen dhe shitjen e medikamenteve nga mjekët me arsyetim se nëse kjo do të ndodhte në këtë grup duhet të ishte patjetër një farmacist pasi një mjek nuk ka akses tek medikamentet.
“Është këmbanë alarmi për qytetarët për pacientët sepse ata e vuajnë më shumë në të gjithë sistemin shëndetësore shqiptarë.
Problemi është universal vazhdon prej shumë vitesh dhe ka prekur të gjitha spitalet fakti që është i përhapur nuk do me thënë që është i pranueshëm. Mjekët që i nxisin pacientët që të shkojnë në klinika private kanë interes personal pra përfitim personal. Është problem universal por në vendet e zhvilluara janë raste më pak. Por baza e të gjithë këtij skandali është se mjekët dërgonin pacientët në klinikat e tyre private.
Ky është një fenomen është i përhapur në të gjithë vendin që më hapjen e klinikave dhe kabineteve në fillim të viteve 90 kur unë isha në fillimet e studimeve të para ka qenë që në atë kohën kur unë isha student ishin disa mjek që ishin më ndërmarrës hapen ato kabinetet private që ishin dhoma rreth e qark spitaleve është një fenomen që vijon prej 30 vitesh dhe është i përfshirë në çdo qelizë të shëndetësisë.
Ky fenomen është shumë i përhapur në QSUT dhe nëse do të publikohej nuk do të bënte ndonjë bujë të madhe, por filloi dolën edhe detaje nga dosja dolën detaje që mjeku me ato para do të shkonte në “Hawai” nëse një mjek vjedh mund të shkoj në Hawai apo Gjermani ai prapë shkelës krimi mbetet dhe do te dënohet për krimin jo se do shkojë në këto vende.
U përmenden medikamentet, mund të kenë marrë medikamente për ti shitur, por mua nuk më rezulton, sepse nëse do i kishin marrë do të duhej të kishte një farmacist brenda grupit sepse një mjek nuk ka akses tek medikamentet.
Janë akuzuar për një fenomen te dënueshëm, por banal që ndodh rëndomtë në sistemin shëndetësor shqiptar, këtij skandali i është veshur në mënyrë artificiale 3 ose 4 elemente artificiale për t’i bërë qytetarët të dalin në protestë dhe për të hequr vëmendje nga skandale më të mëdha”, tha Erion Dasho.
Burimi