Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë paralajmëron ndëshkime të ashpra për mjekët

Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë paralajmëron ndëshkime të ashpra për mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka folur në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut, ku mjekët nuk u ofronin pacientëve me kancer shërbimin në QSUT por i drejtonin tek privati.
Në një komunikim me gazetarët, Koçiu ka deklaruar se ka nisur një hetim administativ paralel me atë të Prokurorisë Tiranë për mjekët.
Ajo theksoi më tej se është e patolerueshme që mjekët, të cilët duhet të jenë figura më e lartë që duhet t’i shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës.
Gjithashtu, ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se do të ketë ndryshime në ligj për Urdhrin e Mjekut, për sanksione më të forta ndaj bluzave të bardha që nuk bëjnë detyrën.  
“Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit.
Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dhe antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit.
Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë”, tha Koçiu.skandali te onkologjiku ministrja e shëndetësisë mjekët
Burimi