SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milion litra pije të skaduara. A u futën përsëri në tregun shqiptar?

SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milion litra pije të skaduara. A u futën përsëri në tregun shqiptar?

A janë asgjësuar vërtet këto produkte? Nëse po, ku kanë përfunduar?

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një seri shkeljesh serioze gjatë procesit të asgjësimit të tonelatave me pije të skaduara nga subjekti “Coca-Cola”, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe zbatimit të ligjit.
Sipas raportit, procesverbali i asgjësimit nuk përmban nënshkrimet e Inspektorëve të Mjedisit dhe të Tatimeve, siç kërkohet me ligj. Në vend të kësaj, dokumenti është firmosur vetëm nga inspektorët e një institucioni, duke përjashtuar përfaqësuesit e tjerë përgjegjës për të garantuar rregullsinë e procedurave. Po ashtu, raporti evidenton mungesën e fotove nga vendi i asgjësimit dhe fletëdaljes nga magazina, një dokument kyç për të provuar largimin e produkteve të skaduara.
“Ora News” iu drejtua AKU-së për informacion mbi procedurat e asgjësimit të kryera nga “Coca-Cola” gjatë vitit 2019. Në përgjigje, u konfirmua se subjekti ka kryer katër asgjësime për një total prej 1.809.054 litrash pije dhe 304 kg produkte të tjera, por lista e detajuar e produkteve nuk u vu në dispozicion.
Situata bëhet më alarmante kur Agjencia Kombëtare e Mjedisit, institucioni përgjegjës për monitorimin e këtyre proceseve, deklaroi zyrtarisht se gjatë vitit 2019 nuk ka asnjë praktikë përkatëse për asgjësimet e këtij subjekti. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha mbi vendin dhe mënyrën e trajtimit të kësaj sasie të madhe pijesh të skaduara.
A janë asgjësuar vërtet këto produkte? Nëse po, ku kanë përfunduar?
Pse një kompani globale si “Coca-Cola” ka shmangur përfshirjen e të gjitha palëve të domosdoshme në këtë proces?
Derisa të ofrohet transparencë e plotë, mbetet e paqartë nëse këto procedura janë kryer siç e kërkon ligji dhe standardet e sigurisë.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar që shkelje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.coca cola pije të skaduara coca-cola bottling
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente