Siti në krizë rezultatesh dhe jashtë garës për titull, Guardiola bën gati revolucionin total te kampionët e Anglisë
Mançester Siti po kalon një krizë të thellë rezultatesh dhe për shumëkënd, kjo është pasojë e faktit që për “qytetarët” ka ardhur koha e ndryshimit të brezave, por edhe dëmtimeve që kanë bërë të ulet rendimenti i emrave si De Bryjn, Stouns, Dias, Ake, Akanzhi apo Ederson.
Vetë Guardiola tha pas barazimit me Evertonin se skuadra duhet të bënte ndërhyrje në merkaton e janarit dhe mediat britanike kanë publikuar një listë me futbollistët që do të jenë në radarin e Mançester Sitit në muajin e ardhshëm, me objektivin për të përforcuar skuadrën për këtë edicion dhe në vazhdim.
Martin Zubimendi (Real Sociedad), Bruno Guimaraesh (Njukasëll) dhe Samuele Riçi (Torino) janë tre prioritetet e mesfushës. Për sulmin po shqyrtohen krahët Antoni Robinson (Fullhem) dhe Xheremi Frimpong (Leverkusen). Në qendër alternativa për Haland po shqyrtohen ndër të tjera Ebereçi Eze (Kristal Palas), Xharrod Bouen (Uest Hem) apo edhe kthimi i Liam Delap.
Ndërkohë në verë mendohet se prioritetet janë të tjera objektiva, me Rodrigo, Niko Uilliams dhe Unai Simon që shihen si lojtarë të aftë për të bërë diferencën dhe për të siguruar ndryshimin e brezave te skuadra e Guardiolës.
pep guardiola trajneri spanjoll mançester siti
Burimi