Siti merr fitoren e dytë radhazi, Çelsi harron shijen e fitores; Evertoni humbet Brojën dhe ndeshjen
Mançester Siti ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa në shtëpi mundi 4-1 Uest Hemin. Kampionët e Anglisë kaluan në epërsi në minutën e 10-të, pas një autogoli të Kufal.
Dopieta e Haland në minutat 42 dhe 55 i siguroi 3 pikët skuadrës së Guardiolës. Në minutën e 58m gjurmë në këtë takim la edhe Foden. Në minutën e 71, Fullkrug ngushtoi shifrat. Me këtë rezultat, Siti shkon në vendin e gjashtë, me 34 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër Çelsi ka harruar të fitojë duke u bërë 4 ndeshje pa triumf. Kësaj radhe “Blutë e Londrës” janë ndalur nga Kristal Palas në transfertë duke barazim me shifrat 1-1. Londinezët tashmë janë në vendin e katërt me një pikë larg një vendi më poshtë, ndërsa Kristal Palas në vendin e 15.
Bornmëth mposhti me rezultatin 1-0 Evertonin. Sfida e Premier Ligës pa Armando Brojën të largohej i dëmtuar në minutën e 32.
Brentfordi ka triumfuar në transfertë ndaj Sauthemptonit të vendit të fundit me rezultatin e thellë 5-0. Me këtë fitore, ekipi i miqve pozicionohet në mesin e tabelës në vendin e dhjetë.
Një fitore të rëndësishme ka marrë dhe Aston Vila në shtëpi duke mposhtur Lesterin me rezultatin e ngushtë 2-1. Ekipi i Unai Emeri gjendet në vendin e tetë të renditjes, 4 pikë larg zonës Champions, vijon kriza për “dhelprat” që gjenden në vendin e parafundit.mançester siti premier liga çelsi
Burimi