Silvinjo dhe Gjimshiti votojnë për lojtarin më të mirë të vitit, kapiteni kuqezi bën zgjedhjen e pazakontë

Silvinjo dhe Gjimshiti votojnë për lojtarin më të mirë të vitit, kapiteni kuqezi bën zgjedhjen e pazakontë

Braziliani Vinicius u shpall sot fituesit i çmimit “The Best” që jepet nga FIFA. Braziliani ishte humbësi i madh te “Topi i Artë”, ku u mposht nga Rodri, ndërsa sot kaloi pikërisht mesfushorin spanjoll për të bërë të tijin trofeun. Në votime këtë radhë, përveç përfaqësuesve të mediave, u përfshinë edhe trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve.
Ashtu siç pritej, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka votuar pikërisht për bashkëkombësin e tij brazilian, duke i dhënë vendin e parë Vinicusit mes tre alternativave. Rodri ishte zgjedhja e dytë, ndërsa Xhud Bellingam ishte e treta.
Më pak e zakontë zgjedhja e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili në vendin e parë ka zgjedhur gjermanin Toni Kros. Në vend të dytë ai ka renditur Vinicus, ndërsa në të tretin ishte Rodri.silvinjo berat gjimshiti çmimi “the best”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente