‘Si qershitë e Nastradinit’/Artan Didi, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon të drejtojë Gardën e Republikës
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka konkurruar për të marrë drejtimin e Gardës e Republikës.
Artan Didi është një nga gjashtë emrave aplikues për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Dritan Osmani, Emral Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajderinaj dhe Krenar Çerçani janë emrat e tjërë që konkurojnë për atë pozicion.
Didi dha dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit në mars të vitit 2015.
Atë kohë u tha se shkak për largimin u bë shkelja e procedurave ligjore të Shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku.
Artan Didi ishte një nga oficerët e parë që u largua nga detyra, pasi Partia Demokratike erdhi në pushtet në vitin 2005. Bashkë me Didin asokohe u largua edhe Niko Brahimaj, ish-shef i Antiterrorit. Artan Didi ka lindur në Tiranë.
Është diplomuar në fushën ushtarake, specialiteti gjitharmësh, si dhe në Drejtësi. Ka filluar karrierën në polici në vitin 1992 si instruktor i armëve të zjarrit në repartin RENEA. Më pas ka kaluar në detyrën e komandantit të grupit. Në vitin 1995 kalon në repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Linzë, me detyrën komandant kompanie. Në vitin 1997, emërohet komandant i RENEA-s dhe deri në vitin 2000 mban këtë detyrë. Më pas kaloi shef i Komisariatit të Objekteve dhe prej andej zëvendësoi Niko Brahimajn, në detyrën e drejtorit të Forcave Speciale.
Didi u bë pjesë e aksionit të madh antikanabis në Lazarat, që shënoi edhe ndërhyrjen e parë të policisë në këtë fshat që çrrënjosi kultivimin e kanabisit dhe shkatërroi laboratorët e drogës që ishin ngritur në Lazarat.
Ndërkaq, ai drejtoi edhe operacionin në Fushë-Kuqe të Mamurrasit, ku u sekuestruan laboratorë droge, teksa mori pjesë edhe në aksionin e Xibrakës ku u sekuestrua një laborator kokaine, dosje që Gazment Bardhi i kërkon SPAK të hetojë Olsi Ramën.artan didi garda e republikës
Burimi