Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali?!

Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali?!

1828, gjyshi i Ismail Qemalit provon dhe mbledh shumë njerëz pranë tij që të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë. Vritet.
1847, babai i Ismail Qemalit provon me të gjitha mënyrat edhe ai të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, internohet dhe dënohet 2 herë me vdekje!
Por pyetja më e madhe për ato vite shumë të vështira është kjo: Sot njerëzit kur është kohë e keqe, nuk çohen nga kafja dhe krevati. Kështu që, si ia doli Ismail Qemal Vlora të trashëgojë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të bëjë bashkë shqiptarët në errësirë dhe në llucë? Edhe vetë Ismail Beun Sulltani e shpalli me vdekje në vitin 1900. Ndërkohë, nga viti 1900 e deri në vitin 1912 janë shumë vite dhe shumë ndryshime. I ftuari i mbrëmjes sonte në Esencë është studiuesi Evarist Beqiri, i cili do të hedhë dritë mbi pikëpyetjet e lartë përmendura.
Eljan Tanini: -Ismail Qemal Vlora, figura më e shquar e kombit shqiptar, rishihet me një metodologji dhe këndvështrim të ri në botimin tuaj. Ismail Beu ose Ismail Qemali, erdhi në Shqipëri për tokat e tij apo sepse kishte një ide të begatë për këtë vend?
Evarist Beqiri: -Ne jemi mësuar ta quajmë Ismail Qemali sepse kështu është njohur te ne, edhe në Pavarësi ai kështu njihet. Qemal është titull. Ata ishin një familje dinastike që kishin udhëhequr për katër shekuj Sanxhakun e Vlorës dhe Beratit ku ishte edhe qendra. Ishin familje me tradita, sanxhakbej.
Eljan Tanini: -A ka qenë dikush i afërt i tij kryeministër a diçka tjetër?
Evarist Beqiri: -Kushëriri i tij Ferit Pashë Vlora, ka qenë veziri i fundit në Perandorinë Osmane. 1828, fillimi i Nëntorit, ne kemi përpjekjen e parë për Pavarësi. Gjyshi i Ismail Qemalit bën këtë përpjekje për Pavarësinë e parë. Perandoria Osmane e ndërpreu me dhunë këtë veprim. Ismail Vlora nuk e pranoi që të luftonte kundër Greqisë, ai ishte për pavarësinë tonë, pra gjyshi i Ismail Qemal Vlorës. Gjyshi i Ismail Qemalit u vra në Janinë, e thirrën atje për ta bërë guvernator të vilajeteve, megjithëse i thanë mos shko. I mbyllën portat dhe e ekzekutojnë. Zenel Gjoleka e mori hakun e tij, ai nuk vret pashain por një njeri me rëndësi pranë tij. Vëllai i gjyshit të Ismail Qemalit vazhdon më pas përpjekjet.
Masakra e Manastrit, prapë pashai që thirrej “i munduri” e që vrau gjyshin e Ismail Qemalit, vrau mbi 500 drejtues shqiptarësh.
Eljan Tanini: -Jeta e Ismailit tonë, si ishte?
Evarist Beqiri: -Ismail Vlora pati një jetë jo të lehtë. Ismail Vlora studion në Gjimnazin Zosimea të Janinës si i pari nxënës i fesë myslymane me shumë kujtime, pasi studioi në Vlorë shkollën fillore. Shkon në Stamboll, bën kurse për jurist pasi nuk ishte hapur ende fakulteti. 16 vjeç ka nisur punë si përkthyes, njihte osmanisht, greqisht, shqip, gjuhët arabe.
Eljan Tanini: -A kemi një jetë të fshehtë të tij?
Evarist Beqiri: -Edukimi i tij ishte ashtu siç rritej një shqiptar fisnik. Ai nuk i donte privilegjet, i pati të gjitha mundësitë për këtë gjë. Ismail Qemal Vlora ka qenë vali, guvernator në disa vende. Para se të bënte Pavarësinë e Shqipërisë ai ishte deputet i Vlorës, Kryetar i Opozitës Liberale dhe për pak kohë Kryetar i Parlamentit Osman, konceptues, madje ka qenë në grupin e punës të Kushtetutës së Parë Osmane më 1876. Katër vite e pak shërbeu deputet në Parlamentin Osman, si liberal.
Eljan Tanini: -Si ia doli për të hyrë kaq shumë në jetën politike?
Evarist Beqiri: -Për Ismail Qemalin turqit thonë se kishte shumë kapacitete që të arrinte majat e perandorisë, në 1900 ai u arratis, iku. Në vitin 1903 Turqia njërën këmbë e mbante në Shqipëri. Ismail Beu është dënuar me vdekje nga sulltani, madje vetë ai shkruante: Krimi im i vetëm është patriotizmi im. Sulltani donte ti bënte një kurth, ta çonte vali në një zonë të vështirë si Libia. Ismail Beu pranon parimisht, por nuk e pranon sepse kërkon azil politik bashkë me djemtë e tij. Ismal Qemal Vlora ishte guvernator i denjë, ndërkohë do të niste puna të merrej me atë që ai kishte më shumë përzemër, me Shqipërinë. Në vitin 1901 Sulltani e dënoi me vdekje dhe pushtaktim dhe konfiskim të pasurisë. Donin ta bënin edhe Ministër të Jashtëm Ismail Beun.
Shqipërinë do ta bëjnë opingarët dhe jo princërit, duhet të kapim kohën e humbur. Marrëdhënia jonë me sulltanin ishte si ata njerëzit që jetojnë afër me vullkanin, thoshte Ismail Beu.
Eljan Tanini: -Si ndodhi ardhja e mundimshme e Ismail Beut në Shqipëri?
Evarist Beqiri: -Ai ndihmohej edhe nga komuniteti shqiptar por edhe nga vendet partnere, Austro-Hungaria, Italia; të gjitha këto për interesin e tyre si dhe për mbajtjen larg të pansllavizmit. Kur lexojmë të shkuarën thotë një mendimtar francez, na ndihmon më shumë për të kuptuar të ardhmen. Te Gazeta e famshme Albania në Bruksel, Ismail Qemali shkruan: “Ne duhet të përpiqemi të ecim me këmbët tona që mos të na zënë brenda rrënojat e Perandorisë Osmane kur ajo të bjerë, mos të na zënë gërmadhat”. Ismail Qemali ka ndihmuar edhe në botimin e Fjalorit të Parë në Gjuhën shqipe nga Kristoforidhi. Konica bën thirrje që të bashkohemi rreth këtij burri me vetëdije të veçantë kombëtare. Ismail Qemali bën takime me rëndësi në Greqi, takon edhe mbretin atje në audiencë pasi iku nga Stambolli
Eljan Tanini: -Ismail Qemali ishte mason?
Evarist Beqiri: -Kur niset një delegacion shqiptar për në Romë dhe Vienë, Ismail Beu u thotë se nëse dikush prej jush është anëtar i ndonjë llozhe masonike, ju lutem provokoni ndonjë mbledhje! Shkruan Thoma Papapano në kujtimet e tij. Shqiptarët i pret edhe Konti Leopold Berchtold. Konti në takim u thotë se ideja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte e Ismail Qemalit. Austro-Hungaria i vë në dispozicion Ismail Qemalit disa të mira, por edhe një vapor. Serbët tashmë kishin ardhur te dera, kishin hyrë në Durrës, flamuri duhej ngritur menjëherë. Delegatët që erdhën nga trojet shqiptare kishin një mandat përfaqësimi, aty Ismail Qemali shfrytëzoi rastin.
Fuqitë e mëdha nuk e njohën menjëherë Pavarësinë, nis në atë kohë edhe Konferenca e Londrës. Në thelb të shtetit të ri por edhe në shfaqjen e tij në Konferencën e Londrës ishte që Shqipëria nuk ishte një vend musliman, por ata e njohën Pavarësinë. Ismail Qemali këtë kërkoi, sillni një princ të huaj për vendin tonë, një princ evropian. Një person me rëndësi për ato vite ishte Aqif Pashë Elbasani, ai nuk iu nda që në minutat e fundit. Ismail Beu qeverisi 14 muaj, ai tha vetë se unë do të largohem sepse Shqipëria ka nevojë për bashkim.
Esat Pashë Toptani nisi propagandën nga ana tjetër se Ismail Beu po na ndryshon fenë, po na vë një zog në flamur. Ismail Qemali e dha dorëheqjen si një akt dashurie për vendin e tij. Ismail Beu e zgjidhi rastin e Shqipërisë njësoj si Solomoni me nënat dhe fëmijën që vdiq. Kadare ka thënë se Ismail Qemali ishte njeriu i parë që ka themeluar në Shqipëri institucionin e dorëheqjes.
Eljan Tanini: -Ismail Beu u vra apo u helmua? Apo vdiq nga shkaqe të tjera?
Evarist Beqiri: -Situata ndërkombëtare ishte e vështirë, e ndërlikuar, lufta e Parë Botërore kish mbaruar, ai jetonte në Madrid në atë kohë pasi iku nga këtu sepse ai ishte i pavarur. Ismail Beu jep një intervistë të mirë për një gazetë spanjolle me të gjitha planet që duhet të ndodhnin për Shqipërinë. Vjen i ftuar nga Qeveria Italiane, ata i bëjnë një kurth, Kryeministri Orlando nuk e pret në audiencë. Pati një plan të fshehtë. Shkruan një letër, një dokument diplomatik për izolimin e tij. 24 JANAR 1844 DATELINDJA E TIJ E SAKTË E ISMAIL BEUT, Vlorë-Shqipëri. Ka dyshime për një helmim, por duhet edhe vullnet të shihet kjo punë deri në thelb. Ismail Qemali ishte një burrë shumë vital./Esencëshqiptarët ismail qemali
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente