Shuhet mbreti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare!

Shuhet mbreti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare!

Ditën e sotme ka ndërruar jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ka mbyllur sytë sot në moshën 88-vjeçare. Kadare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Urgjencë.
Ismail Kadare ishte emri më i madh i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.
Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Ismail Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë.
Shkrimtari më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor. 
Veprat e Kadaresë
Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” dhe poezinë tashmë aq të famshme “Mall”. Veprat e tij të famshme si “Pallati i ëndrrave” i shpëtuan nën hundë çensurës komuniste duke edhe e kritikuar atë shpesh.
Kadare ka qenë shpeshherë çështje debati në opinionin publik sepse shumë zëra shpreheshin se ai dhe i ka bërë temena diktaturës. Kjo është e pavërtetë. Kadare futi një zë të ri në letërsinë shqipe, mjaft të kujtojmë “Uragani i ndërprerë”, monografinë e tij për Migjenin. Madje dhe letërkëmbimet e tij dhe librat me intervista (Ftesë në studio) apo “Nga një dhjetor në tjetrin” kanë vlerë të madhe arkivore.
Kadare ishte një person që vulgut i ndenji larg dhe nuk i bëri duart pis me të. Komunizmi as nuk e njëtrajtësoi si njeri dhe nuk e bëri konformist.
Qyteti për të cilin ai kishte dobësi, Parisi, ose “qyteti i dritës” siç e quan ai te libri për piktorin Omer Kaleshi (Arti si mëkat) përvijoi gjithë jetën dhe veprën e tij (Hija). I krahasuar shpeshherë me Fishtën dhe Konicën, Kadare është një zë shumë i veçantë dhe i papërsëritshëm.
Humbja e tij është dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ai la pas dy vajzat, Besianën dhe Gresën dhe të shoqen Helena Kadare.
Në vitin 1992, Kadare u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker Prize” i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzabu Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë.
Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet, çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nga viti 2018 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi.
Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të huaj në gjuhët amtare gjegjëse si Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix në frëngjisht, Piet de Moor në hollandisht, Peter Morgan në anglisht, Bernardo Joffily në portugalisht, Jose Carlos Rodrigo Breto në spanjisht dhe Ece Dillioğlu në turqisht.
Mirënjohjet ndërkombëtare:
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;
Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;
Çmimi “Bokaçio” Itali,1997;[133]
Herder Prize, Gjermani, 1998;[134][135]
Ovid Prize, Rumani, 2003;
Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;
Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;
Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;
Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;[136]
Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;
Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017;
Çmimi “Nonino”. Itali, 2018;[35]
Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;[137]
Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;
Neustadt International Prize, SHBA, 2020;
Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020;
Kush është Ismail Kadare?
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e çmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht). Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.ismail kadare! shuhet mbreti i letërsisë shqipe
Burimi