Shqiptari rrezikon dënim me vdekje në Kinë, Igli Hasani në krye të negociatave me Pekinin për ta shpëtuar

Shqiptari rrezikon dënim me vdekje në Kinë, Igli Hasani në krye të negociatave me Pekinin për ta shpëtuar

Familjarët e të riut shqiptarë që rrezikon dënimin kapital në Kinë, i kanë apeluar për ndihmë qeverisë shqiptare.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ta shpëtuar pasi sipas tyre i riu 36 vjeçar me inicialet K.K nuk ka një rrol parësor dhe udhëheqës në grupin e të arrestuarve të akuzuar për futjen në Kinë të 1 ton kokainë.
Top Channel pyeti Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nëse kjo çështje a është diskutuar sot mes ministrit Igli Hasani dhe të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo?

Në përgjigjen që MEPJ dha për Top Channel thuhet: “Në përgjigje të kërkesës tuaj ju bëjmë me dije se, gjatë takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykim që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar”.
Më tej në këtë përgjigje theksohet se: “Duke kërkuar respektim të të gjithë të drejtave të shtetasit në fjalë, në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor, pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të evitohet aplikimi i dënimit kapital”.
MEPJ në emër të qeverisë shqiptare tregon se kërkesë i është përcjellë me herët edhe Ministrit të Jashtëm të Republikës
Popullore të Kinës, nga homologu i tij shqiptar përmes një letre zyrtare.
MEPJ thekson në fund të përgjigjes së pyetjes të Top Channel se do të vazhdojë të ndjekë me prioritetin maksimal këtë çështje.
Burimi