
Shqiptarët “pushtojnë” Athinën për ditën e Pavarësisë, festojnë 28 Nëntorin përballë parlamentit grek (Video)
👁380
Shqiptarët në Athinë
Dje ishte festë kombëtare për shqiptarët pasi më 28 nëntor 1912 u nënshkrua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Me rastin e kësaj ngjarje qindra shqiptarë u mblodhën në sheshin Sintagma pasdite në Athinë.
Siç shihet edhe në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur bluza me stemën kombëtare dhe duke kënduar këngë tradicionale të atdheut të tyre.
Burimi