“Shqipëria qendër operacionale e trafikut të drogës”, Salianji i kthehet keq Ramës: Je ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë

“Shqipëria qendër operacionale e trafikut të drogës”, Salianji i kthehet keq Ramës: Je ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë

Deputeti i PD Ervin Salianji reagoi menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në parlament.
Salianji tha se i vjen mirë që “Rama është ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë”. Ai tha se Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të trafikut të drogës.
“Më vjen mirë që ishte ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë. Ministrat e Brendshëm të tutë kryeministër kanë qenë e janë problematikë.
Edhe atë që ke sot në detyrë do ta çojmë në SPAK, ministrin e Brendshëm e kishe ashtu siç e kishe. E ke kthyer Shqipërinë në qendër operacionale të trafikut të drograve të rënda”, deklaroi Salianji.

 
Burimi