Shqipëria e Madhe valëvitet mes stadiumit të Dortmundit, tifozi shqiptar ‘çmend’ grekët me pankartën e shpalosur (Video)
Mbrëmjen e djeshme stadiumi “Signal Iduna Park” u “vesh” kuqezi. Mijëra shqiptarë morën pjesë në ndeshjen Itali-Shqipëri, ku Shqipëria nuk arriti ta niste me këmbën e mbarë aventurën europiane.
E nuk kishte si të mungonin dhe pankartat “pikante”, ku disa duket se nuk janë pëlqyer nga Greqia. Një pankartë e shfaqur në shkallët e stadiumit nga një shqiptar që është cilësuar si provokim i madh nga mediat greke.
“Historia e Shqipërisë së Madhe u shfaq në mënyrën më provokuese dhe të hapur në margjinat e ndeshjes së vendit fqinj me Italinë për “EURO 2024”. Një tifoz i vendit fqinj ka shëtitur rrugëve të Dortmundit me një pankartë që tregonte territoret e Shqipërisë së Madhe, ku përfshiheshin Korfuzin, Janinën, Grevenën dhe Follorinën”, shkruan Protothema.
Kombëtarja e Shqipërisë u mposht 2-1 ndeshjen e parë në “EURO 2024” kundër Italisë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Ishte Bajrami që tundi rrjetën për Shqipërinë pas 23 sekondave lojë. Italia reagoi shpejt, pasi përmbysi ndeshjen me golat e Bastonit dhe Barelës.
shqipëria e madhe stadiumi i dortmundit
Burimi