Shpërthen festa te Franca para ndeshjes me Spanjës, futbollistët i gëzohen humbjes së Le Pen

Shpërthen festa te Franca para ndeshjes me Spanjës, futbollistët i gëzohen humbjes së Le Pen

Shpërthen festa te Franca para ndeshjes me Spanjës

Ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë këtij Kampionati Europian që po luhet në Gjermani, kombëtarja franceze nuk i ka shpëtuar komenteve mbi politikën.
Pas thirrjes së vazhdueshme të lojtarëve si Kylian Mbappe, Marcus Thuram dhe Jules Kounde drejtuar bashkëkombësve për të mos votuar Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen, disa futbollistë të “Gjelave” nuk e kanë fshehur gëzimin pas publikimit të exit poll-eve.
Me postime në rrjetet sociale, “Les Blues” i janë gëzuar humbjes së ekstremit të djathtë në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative edhe pse vëmendja duhet të jetë te Spanja, dy ditë para gjysmëfinales.
Aurélien Tchouaméni foli i pari nëpërmjet një postimi në platformën X, ku mesfushori i Real Madrid përshëndeti atë që e quajti “Fitore e popullit”.
Pak pas tij, mbrojtësi i Barcelonës Jules Koundé, shumë i përkushtuar si gjithmonë, publikoi një mesazh po në X.
“Lehtësimi është i barabartë me shqetësimin e javëve të fundit, është i jashtëzakonshëm. Urime të gjithë francezëve që u mobilizuan që ky vend i bukur që është Franca të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme.”
Pak minuta më vonë, Dembélé ka postuar një foto duke buzëqeshur në një story në Instagram, e ndjekur nga projeksioni i përbërjes së Asamblesë Kombëtare.
Marcus Thuram uroi gjithashtu “të gjithë ata që iu përgjigjën rrezikut që rrinte pezull mbi vendin tonë të bukur”.
“Rroftë diversiteti, nëpërmjet Republikës, rroftë Franca”, shkroi sulmuesi i Interit, duke shtuar në fund: “Lufta vazhdon”.shpërthen festa te franca
Burimi