“Shoku Mondi qetësohu”, Bardhi tërbon Ramën, kryeministri largohet nga Kuvendi
Një përplasje e fortë verbale u shënua ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Kjo pasi Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregon se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.
Kjo deklaratë ka tërbuar kryeministrin, i cili ka braktisur menjëherë seancën.
Pak para se të largohej, Rama tha se PD në zgjedhjet e 2025 do të dalë më keq se në vitin 1997.
Ndërsa, Bardhi u përgjigj se qeveria e Rilindjes është e lidhur me krimin e organizuar.
“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi.
Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Ecc duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve”, tha Bardhi.
aad716d8 45b6 48ed 87da 32d8dfa4289d
1726131218 bardhi
Burimi